Inter vuajtje dhe …triumf ndaj Veronës

Asnjë minutë për Kristjan Asllanin te dueli i mesditës. Inter fiton një duel aspak të lehtë dhe shkon në +5 nga Juve

Inter ruan kreun e Serie A. Së paku edhe për këtë javë pasi kaloi Veronën në ‘San Siro’ 2-1. Në takimin e javës së 19-të e gjithë sfida rezultoi spektakolare.

Inter, me Lautaro Martinez shënoi në minutën e 13’, pati mundësinë të dyfishonte avantazhin, megjithatë goli i Lautaros në minutën e 49’ u anulua për “offside” pas verifikimit në VAR.

Miqtë nga Verona ia dolë të reagojë dhe gjetën barazimin në minutën e 74’, me Henri të sapohedhur në fushë.

Reagon Inter u rikthyer në avantayh në minutën e 90+3’, ku pas një rrëmuje në zonë Fratezi i dha fitoren skuadrës së tij. Verona humbi një penallti në të 90+6’ aty ku dhe Lazoviç mori karton të kuq për protesta.

Pas këtij takimi, Inter kryeson Serie A me 48 pikë, ndërsa Hellas Verona renditet në vend të 18-të me 14 pikë në 19 javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!