Kupa e Afrikës/ Mane: Të mbrojmë trofeun në Bregun e Fildishtë

Nga 13 janari deri në 10 shkurt 2024, në Bregun e Fildishtë, Kupa e Kombëve të Afrikës, edicioni i 34.

Kapiteni i Senegalit, Sadio Mane ndërsa me klube aktivizohet te Al Nasr (Arabi Saudite), beson se Kupa e Kombeve të Afrikës ‘TotalEnergies CAF, Cote d’Ivoire 2023’, do të jetë më e vështira në krahasim me edicionet e mëparshme.

Kapiteni i ‘Luanëve’ foli për CAFOnline mbi shanset e kombeve për të mbrojtur titullin dhe çfarë do të thoshte një sukses i tillë për të dhe kombin.

Senegali është në grup në atë që shumë e kanë konsideruar si grupin e ferrit ku do të përballen me Kamerunin, Guinenë dhe Gambinë në Grupin C.

Duke ndarë pikëpamjet e tij për grupin e tyre të vështirë dhe për pjesën tjetër të konkurrencës, Mane tha se ekipin e pret një garë të vështirë pasi të gjitha kombet e mëdha afrikane janë përmirësuar dhe kanë objektivë madhorë.

“Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por ne do të jemi aty për të bërë më të mirën dhe të përpiqemi të kalojmë çdo raund. Ne presim një garë të fortë. Kjo garë do të jetë një nga më të fortat që kur kam filluar të luaj në të, sepse të gjitha vendet e mëdha janë këtu dhe të gjithë kanë objektivat e tyre, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha kapiteni.

I pyetur se çfarë do të thotë për të personalisht ngritja e titullit radhazi, ylli 31-vjeçar tha se do të ishte një arritje e veçantë pasi trofeu TotalEnergies AFCON mbetet një nga trofetë më të mirë që ka fituar në karrierën e tij sportive./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!