Abuzimi në krye të Federatës kamerunase, Eto në telashe
Telashe të reja përpara për Samuel Eto, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit.
LFPC, organizata që bashkon klubet e vendit afrikan, merr nismën e rrallë duke i drejtuar një letër të hapur presidentit të FIFA-s Xhani Infantino dhe presidentit të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF), Patrice Motsepe për të kërkuar procedim kundër Etosë i akuzuar për korrupsion dhe skandale të tjera.
“Nëse FIFA ka treguar shpejtësi dhe vendosmëri ndaj Rubiales, është e habitshme që ajo hesht për shkak të rasteve të ngjashme dhe ndoshta më të rënda që kanë ndodhur në Federata të tjera, veçanërisht në Federatën e Futbollit të Kamerunit”, thuhet në letër teksa më tej argumentohen seria e skandaleve të presidentit të Federetaës së Kamerunit.
Ndërkaq veç parregullsive si president i Federatës kamerunase, Eto pranoi në qershor 2022, se kishte mashtruar thesarin publik spanjoll prej 3.8 milionë eurosh gjatë viteve që kaloi në Barcelonë teksa u dënua asokohe me 22 muaj burg, dënim me kusht për pesë vjet./Sportiim.al/