Anglia luan dy ndeshjet e fundit të vitit 2023

  • Premier League, kampionati më spektakolar në planet, mban hapur dyert e futbollit të luajur edhe në ditë feste…

Do të zhvillohen sot 31 dhjetor 2023 dy takimet e kampionatit anglez Fulhem- Arsenal dhe Totenhem-Buornemuth. Premier League sikundër në të shkuarën, nuk di të ndalojë as kur bëhët fjalë për ndrrimin e viteve.

Në Londër, derbi Fulhem-Arsenal me të dyja skuadrat që nuk vijnë nga momenti i mirë. Pritësit kanë regjistruar tre humbje radhazi duke u frenuar te vendi i 14-të ndërsa ‘Topçinjtë’ në dy takimet e fundit, kanë marrë vetëm një pikë.

E kundërta ngjet te dueli tjetër Totenhem- Buornemuth. Edhe pse ‘Spurs’ humbën javën e kaluar në udhëtim me Brajton 4-2, performanca e ekipt të Postekoglousë, i afrohet një grupi prej garuesi të denjë për zonën Champions.

Rivali i sotëm padyshim ka marë prej javësh portretin e skuadrës surprizë. Në 8 javët e fundit (njëra me Luton e ndërprerë 1-1) ka 6 fitore dhe një barazim.

Java e 20-të:

15:00

Fulhem- Arsenal

Totenhem-Buornemuth

Nesër 1 janar 2024

Liverpul- Njukasëll 21:00

Të martën 2 janar 2024

Uest Hem-Brajton 20:30 /Isuf Myrtaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!