Hashek merr vendin e Silhavi te Çekia

Trajenri në fjalët e para: Është nder i madh të drejtoj kombëtaren çeke, Është një moment kulmor i karrierës për çdo trajner.

Gjashtëdhjetë vjeçari Ivan Hashek është trajneri më i ri i Republikës Çeke. Sikundër ishte parashikaur nga Federrata Çeke e Futbollit trajneri që humbi me Shqipërinë 3-0, Shilhavi, do të dorzonte punën dhe sot në vend të tij vendoset Hashek.

Sipas Federatës Çeke ai do të jetë në krye të pankinës së kësaj kombëtarjeje deri në nëntor 2025 me një opsion për të zgjatur kontratën deri në Kupën e Botës 2026 nëse skuadra kualifikohet.

Trajenri i ri e ka drejtuar edhe më parë, në 5 ndeshje në vitet 2009-2010. Hashek ka drejtuar skuadra të ndryshme si Al-Hilal, Sent Etien, apo Visel Kobe por dhe të Libanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!