Serie A publikon programin zyrtar të Superkupës

Nga ky edicion formati i Superkupës së Italisë do të jetë i ndryshëm në krahasim me sezonet e tjera. Në fakt do të luhen fillimisht gjysmëfinalet dhe më pas finalja.

Lidhur me këtë format të ri (Final Four në Arabinë Saudite), presidenti i Ligës së Serie A Lorenco Kazini kishte zyrtarizuar datat. Dy gjysmëfinalet do të luhen më 18 dhe 19 janar, ndërsa finalja më 22 janar 2024.

Sot Liga e Serie A ka publikuar programin zyrtar, me ndeshjet dhe oraret.

Programi:

Gjysmëfinalja A: Napoli (fitues i Serisë A) – Fiorentina (finaliste e Kupës së Italisë), 18 janar 2024 (20:00). Stadiumi Al-Awwal Park në Riad
Gjysmëfinalja B: Inter (fitues i Kupës së Italisë) – Lacio (nënkampione e Serisë A), 19 janar 2024 (20:00). Stadiumi Al-Awwal Park në Riad
Finalja: fituesi i gjysmëfinales A – fituesi i gjysmëfinales B, më 22 janar 2024, (20:00 me orën e Shqipërisë). Stadiumi Al-Awwal Park” në Riad.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!