Morati: Tentova Mesin, Inter u menaxhua mirë nga Zhang

I intervistuar për Calciostyle, Masimo Morati ka folur për situatën ekonomike të Interit dhe ka analizuar sezonin e skuadrës së Simone Inzagit.

“Interi po ecën shumë mirë, falë edhe mbështetjes së trajnerit dhe të gjithë tifozëve. Nuk i di kushtet ekonomike të klubit dhe e përjashtoj kategorikisht rikthimin tim në klub. Zikaltërit duhet të jenë të kënaqur me mënyrën se si e menaxhoi Zhang”.

Mesi? “Shumë vite më parë tregova një interesim të madh për Mesin, por nuk pati asnjëherë negociata, sepse ai kishte zgjedhur të betohej për dashuri të përjetshme ndaj Barcelonës”, tha ish presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!