FSHF: Nuk ka vend për Superligën europiane

Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë për çështjen e Superligës europane teksa iu dha të drejtë klubeve të interesuara ka sjellë një seri reagimesh nga mbarë opinioni sportiv në botë. Federata Shqiptare e Futbollit, gjithashtu i bashkohet mendimit kundër duke besuar vetëm te instutucioni i FIFA-s dhe UEFA-s.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, FSHF thekson se është kundër krijimit të Superligës.

Postimi i FSHF-së

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë’.

Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!