Superkupa/ Partizani apo Egnatia, trofeu i parë sezonal në ‘Air Albania’

Pritet dyndje në tribuna, kompeticioni i FSHF-së rrit ambicjet e finalisteve për të përvetësuar trofeun e parë sezonal.

Nga Erga Kenga

Superkupa numër 30-të e Shqipërisë vjen sot me duelin epik Partizani- Egnatia. Sfida e programuar për në orën 19:00 në ‘Air Albania Stadium’, pritet të jetë mjaft e ndezur pasi në qilimin e blertë, me “forcën” e një kartoline fundviti, vijnë dy skuadrat më në formë të këtij edicioni të 85-të futbollistik (vendi i parë dhe vendi i dytë).

Të kuqtë e Arbër Abilaliajt, me statusin e kampiones në fuqi do të përballen me fituesin e Kupës së 71-të Egnatian e Edlir Tetovës ndërsa në finale mundi Tiranën në “Elbasan Arena” gjatë kohës shtesë (114′ Xhekson) 0-1.

Nëse në kampionat, në javët e këtij edicioni, skuadrat barazuan dy herë (1-1, 1-1), kjo finale për vetë interesin e klubeve të këtij kompeticioni të FSHF-së, me gjasë do të ofrojë dhe forcën reale të ekipëve respektive.

Përvoja e ‘Demave’ me dy trofe të Superkupës të fituar, kundrejt asnjë të rrogozhinasëve, por dhe fakti që luhet në kryeqytet, në dukje sheh si favorit skuadrën e Partizanit e cila në këtë takim i ka thuajse të gjithë lojtarët të gatshëm.

Nga ana e saj, Egnatia nuk asnjë problem sa i takon kontigjentit dhe nëse i shton oreksin e shtuar për të patur edhe një trofe të tillë në “palmaresin” e saj, kjo mund të rrisë rivalitetin në “Arenën Kombëtare’.

Kjo finale i është besuar ndërkombëtarit elbasanas Enea Jorgji i shpallur vetëm dy ditë më parë nga FSHF si arbitri më i mirë 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!