Botërori i Klubeve/ Fluminenese në finale

Kampioni i Kupës Libertadores, Fluminense, është finalisti i parë i Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Arabinë Saudite që nga 12 dhjetori 2023.

Brazilianët kanë mundur në gjysmëfinalen e parë Al Ahli të Egjiptit me shifrat 2-0 teksa dy golat u shënuan në minutat 71’nga Arias (pen) dhe 90′ nga Kenedi.

Nesër është radha e duelit të dytë gjysmëfinal ndërmjet Urava Dajmonds (Japoni) dhe kampionëve të Europës, Mançester Sitit (19:00).

Finalja të premten (19:00) ndërmjet fituesit të Urava/Siti dhe Flumineneses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!