Kupa e Botës për Klube, sot dy takime

Kupa e Botës për Klube ecën sot me raundin e dytë. Në fushë janë kampionët në fuqi të Arabisë Saudite Al Itihad, ardhur nga suksesi i tyre në raundin e parë kundër Aukland (3-0).

Benzema me shokë sfidojnë egjiptianët e Al Ahli: ndeshja do të luhet në Jedah, me fillimin në orën 19:00. Fituesi i këtij dueli do të sfidojë Fluminensen në gjysmëfinale të hënën më 18 dhjetor.

Ndërkohë, fillimisht do të luhet ndeshja mes meksikanëve të Leon dhe japonezëve të Urava Red Diamonds: do të luhet në orën 15:30 dhe fituesi do të përballet me Mançester Sitin të martën më 19 dhjetor. Finalja e turneut është caktuar për të premten më 22 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!