Partizani ngec te barazimet, Teuta humb shansin për…tri pikë

Abissnet Superiore java e 16:

Partizani- Skënderbeu 1-1

Teuta- Egnatia 2-2

Skënderbeu i thotë Partizanit se jam dhe un në luftë për “Final Four”. Në takimin e luajtur në ‘Kompleksin Partizani’ skuadra korçare kaloi e para në avantazh pas një goli spektakolar për nga mënyra e aksionit dhe finalizimit nga Juri Merlim në të 42′.

Ndonëse të kuqtë ishin më superior pjesa e parë iu buzëqeshi miqëve të cilët e pësuan sapo startoi e dyta. Hadroj harkoi një top në zonë dhe aty Kristian Mba barazoi kur luhej e 47′-ta. Përpjekjet e Partizanit u rritën dhe deri në minutën e 60′ patë dhe dy mundësi të mira për të kaluar përpara. Ndërkohë në fazën përmbyllëse të takimit Mehmeti goditi shtyllën ndërsa në kahun tjetër Franklin u shfaq i vetëm me Qirkon që shpëtoi skudrën nga goli i dytë.

Në Niko Dovana Teuta dhe Egnatia mbyllën në barazim 2-2. Dueli rajonal nisi me golin e Teutës teksa në të 18′ Daci kaloi përpara ‘Djemtë e Detit’. Në pjesën e dytë golat ishin ruajtur për në fund aty ku Egnatia fillimisht barazoi me leminë (88′) më pas një penallti e shndërruar në gol nga Karabeci (90+6) për durrsakët ndërsa Musta vulosi barazimin në të 90+7.

Klasifikimi pas javës së 16:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!