Nuk ndihet mirë te Barça, Torres drejt Premier League

Nga Mançster Siti te Barça. Sulmuesi iberik Ferran Torres drejt kthimit te Njukasëll.

Premier League insiston për të rikthyer në ishull sulmuesin spanjoll Ferran Torres. Sipas asaj që raporton Fichajes.net, sulmuesi anësor i Barcelonës mund të kthehet në Angli dhe të kalojë te Njukasëll.

Spanjolli e imagjinonte se do të ishte thelbësor me Ksavin, por nuk ndodhi kështu dhe për rrjedhojë ai po shqyrton idenë e largimit nga Spanja.

Në fakt është pritur më tepër nga 23 vjeçari i përfaqësueses iberike por performanca e tij deri tani ka qenë nën pritshmëritë për klubin e Barcelonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!