Ramos, 30 kartonë të kuq në zyrtare
Real Sociedad për xhiron e 14-të në La Liga mundi me vështirësi Seviljen (2-1), e cila e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë.
Në minutat e fundit, një e kuqe direkte për Serxhio Ramos dhe Hezus Navas me të dy veteranët që dolën nga vetja.
Veçanërisht, ndërhyrja e ish-kapitenit të Real Madridit ishte shumë e rëndë pasi arriti në numrin rekord të 30 kartonëve të kuq në ndeshjet zyrtare.