Militao, braziliani i radhës për kontratën 5 vjeçare me Realin

Mesfushori Eduardo Kamavinga ka rinovuar sot kontratën me skuadrën e Realit të Madridit. Ekipi spanjoll ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me francezin deri në vitin 2029.
Pas Vinicius Zhunior dhe Rodrigos, edhe braziliani i tretë Eder Militao është gati të rinovojë me Real Madridin.
Siç raporton Fabrizio Romano, futbollisti i Los Blancos pritet të zgjasë marrëdhënien me Real Madridin deri në qershor të vitit 2028 me përfshirjen e një klauzole prej një miliardë eurosh në kontratën e tij.
Qëndërmbrojtësi i Realit ka disa muaj jashtë skuadrës së Ançelotit për një dëmtim të rëndë dhe tani pritet të marrë gjithë kohën e tij për t’u kthyer jo vetëm në lojë por dhe me një kontratë të re 5 vjeçare.
Sakaq Ançeloti ka bërë zyrtare edhe listën e skuadrës që do të ketë në dispozicion nesër në Champions ndaj Bagës:/ Sportiim.al/