Çmimi/ Uzuni ‘mbretëron’ në Madrid

Myrto Uzuni kap majën personale në futbollin iberik. Beratasi 28 vjeçar, këtë të hënë u ngjit në podiumin e Madridit për të tërhequr ‘Çmimin e Lojtarit më të Mirë 2022/2023’ në Secunda.

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë Spanjollë (AFE), e organizoi këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve në “Real Casino” të Madridit dhe sulmuesi i Kombëtares ishte në pikën më të lartë të karrierës së tij deri tani.

Sulmuesi shqiptar ishte përzgjedhur nga votuesit si lojtari më i mirë i nivelit të dytë të Kampionatit Spanjoll të Futbollit (Segunda Division) për sezonin 2022-2023, në të cilin u shpall golashënuesi më i mirë dhe ndihmoi Granadën që të ngjitej në ‘Primera’.

Çmimin prestigjioz i’a dorëzoi presidenti i La Ligës spanjolle, Havier Tebas. Një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e tij që nisi te Tomori, vijoji te Apolonia, shkëlqeu te Laçi e më pas kaloi kufinjtë për të bërë hapa marramendës te Lokomotiva Zagreb, Ferencvarosh dhe së fundi te Granada në Secunda dhe La Liga./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!