Egnatia mund Erzenin dhe ruan kreun

Java e 12-të Abissnet Superiore: “Arena e Demave”, Tiranë

Erzeni -Egnatia 0-1 (Zejnullai 54′)

Erzeni i ndaluar të kishte tifozë në shkallë, priti Egnatian kryesuese në fushën e Partizanit në një duel rajonal për javën e 12-të të Superiores.

Me Aleksin e skualifikuar për kartonë, Egnatia ia doli të fitojë këtë takim i cili në 45′ nuk dhuroi asgjë në të dhëna teknike.

Starti i së dytës ishte tërësisht ndryshe me rrogozhinasit që e nisën me vrull teksa në 54′ Zejnullai nga brenda zonës goditi bukur me të majtën me topin që pushoi pas shpinës së Hasanbelli.

Në fund pati një episod për VAR ndërsa arbitrja e takimit Rusta u shnag te ekrani i pamjeve pasi për shumë minuta nuk i shfaqeshin pamje. Në fund fangaj me të kuqe dhe në shtesë mbi shtesë polemika për një penallti në favor të Erzenit. Nuk ngjet asgjë, Egnatia merr tri pikë dhe kryeson me 26 pikë.

Formacionet zyrtare:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!