Dinamo sfida në Kukës, Tirana sheh klimën në Korçë, Teuta në kërkim të “çelsit” ndaj Laçit

Java e 12-të Abissnet Superiore nisi dje me Erzeni-Egnatia 0-1 në duelin rajonal të zhvilluar pa tifozë (dënuar klubi shijakas nga Disiplina) në “Arenën e Demave” në Tiranë.

Ndërkohë sot 6 skuadra në tre ndeshje të tjera. Do të nisë Kukësi i cili pret në “Kukës Arena” blutë e Dinamo Sitit me sfidën që starton në orën 13:30.

Kukësi- Dinamo:

Nica sërish do të jetë i kondicionaur nga mungesa të shumta ndërsa veç Momoh, Mbarak e Hasaj me shumë mundësi nuk do mund të ketë sherbimet e qëndërmbrojtësit Franci Lala i cili u dëmtua në seancat e fundit përgatitore. Rikthehet Endri Reçi.

Te Dinamo e teknikut Mehmeti situata është thuajse e njejtë me rivalin verilindor. Me Patrik Bardhin në dyshim (dëmtuar në Kupë ndaj Ilirisë në Arbanë), Gudiabin e skualifikuar tre ndeshje (ka ezauruar një ndeshje) por dhe Smaçin e Andonin në mesfushë, pritet të jetë sërish e arnuar. 

Teuta-Laçi:

Durraskët e Martinit vijnë në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe sot në “Niko Dovana” do bëjnë gjithëçka për të kaluar kurbinasit me të cilët ka humbur radhazi 4 ndeshje të edicionit të kaluar dhe atë të fazës së parë (6-1) në Laç. Ka dilema për kondicionin e Filit dhe të riut Arifi ndërsa kthehet pas pezullimit qëndërmbrojtësi Artan Jazxhi.

Te bardhezinjtë e Josës, Ledio Tresa ende nuk është gati. Pjesa tjetër vjen pa probleme. Parë tre ndeshjet e fundit të tyre (një pikë) humbja e fundit në shtesë me Partizanin duket se ka prishur disi planet e laçianëve pasi tani vendi i 4-ët mbetet i kërcënuar nga disa skuadra. Josa me të tijtë, pritet të kërkojnë fitoren për të ruajtur trendin me durrsakët por rritur edhe në pikë.

Skënderbeu- Tirana:

Ka katër javë që Skënderbeu është përfshirë në rënje të lirë. Tre humbje dhe vetëm një barazim me Egnatian, e kanë rënduar poziten e korçarëve dhe të vetë trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Nga ana tjetër Tirana e Ahmatajt. Bardheblutë ia dolën të lënë pas situatën e rënduar me disa sfida negative teksa fituan javën e 11-të me Teutën 2-0.

Gjithësesi trajneri i Tiranës ka deklaruar para ndeshjes me korçarët se mungesat nuk po i ndahen duke bërë që skuadra të formatohet javë pas jave. Dy portierët Selmani dhe Abdullahu, mbrojtësi Lulaj, i zakonëshmi Patrik Robson por së fundi dhe Liridon Latifi të listuarit jashtë.

Java e 12-të Abissnet Superiore:

Sot:

Kukësi- Dinamo 13:30

Teuta- Laçi 17:00

Skënderbeu- Tirana 17:00

Të hënën:

Partizani- Vllaznia 18:00)

Erzeni- Egnatia 0-1(luajtur të shtunën) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!