Kriza Beshiktash dhe derbi me Gallatasarajin

Të shtunën në orën 18:00 derbi i Stambollit; Gallatasaraji- Beshiktash. Skuadra turke e cila u ndesh me Tiranën në Conference League,nuk po kalon mirë në kampionat por akoma më keq duket në Grupin D të Ligës së Konferencës. Me bardhezinjtë këtë sezon, aktivizohet dhe Milot Rashica.

Kronologjia e klubit bardhezi e ditëve të fundit:

Burak Ilmaz trajneri që mori vendin e Senjol Gynesh do të vijojë të drejtojë Beshiktashin.Gjithësesi, sot ka qarkulluar në media lajmi se kroati Igor Tudor do të jetë në Stamboll për të marrë stolin e bardhezinjëve prej disa javësh në moment jo të mirë.

Largimi i Gynesh:

Senjol Gynesh në largim: “Më vjen shumë keq që duhet të largohem në këtë moment të vështirë.Duhej të kishte një ndryshim, udhëtimi duhej të vazhdonte me emocione të reja.

Do të vazhdojë të ketë sukses në të gjitha korsitë; Ka forcë, shpresë dhe besim.Familja Beshiktash do të jetë gjithnjë e suksesshme.”, ndër të tjera Gynesh.

Igor Tudor:

Klubi shkruan: “Lajmet që dolën në shtyp dhe në rrjetet sociale sipas të cilave trajneri kroat Igor Tudor do të vijë në Stamboll për të takuar klubin tonë janë krejtësisht të pabaza.”

Derbi me Gallatasarajin, polemika për arbitrin:

Ndërkaq klubi i Beshkitash ka kontestuar cakimin e Halil Umut Meler për të mbajtur derbin duke e konsideruar manovër të rivalit të tyre./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!