Dëmtohet Daku, niset drejt Rusisë

Tjetër alarm te Kombëtarja kuqezi. Mësohet se sulmuesi Mirlind Daku ka pësuar një tërheqje në fund të ndeshjes Shqipëri- Republika Çeke (3-0, Euro 2024)

Sulmuesi 25 vjeçar, pjesë e Rubin Kazan në Rusi, pas konsultave paraprake sot me mjekët e Kombëtares është larguar drejt klubit të tij për t’iu nënshtruar kontrolleve të specializuara atje.

Me shumë gjasë, ish sulmuesi i Kukësit do të mungojë për dy apo tri javë nga akitivtetet futbollistike. Kështu, Daku i bashkohet listës së lojtarëve me probleme fizike si Ismajli, Kumbulla apo dhe Bare duke shtuar dhimbjet e kokës për trajnerin Silvinjo.

Ndërkaq,Cikalleshi, Gjasula, Laçi ishin së fundi me probleme por që dje figuruan me grupin kuqezi. Shqipëria ka në axhendë miqësoren me Bullgarinë më 17 tetor në ‘Air Albania’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!