Belingam ylli i ri në Madrid, goli ndaj Napolit…

Xhud Belingam me afrimin gjatë verës te Real Madrid ka justifikuar goxha duke bërë që Karim Benzema i larguar drejt Aabisë Saudite të mos ‘qahet’ dhe aq.

Mbrëmjen e djeshme në turin e dytë të fazës së grupeve të Champions League 20-vjeçari britanik mori Los Blancos mbi supe duke shënuar një nga “golat më të mirë të historisë, kundër Napolit dhe duke fituar titullin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Bellingham hodhi poshtë çdo krahasim që do ta vendoste atë si “Pibe de Oro” që fitoi zemrat e fansave napolitan:

I impresionuar nga ajo që pa në atmosferën në ‘Maradona’, talenti anglez tha pas ndeshjes: “Nga ajo që kam parë në dokumentarë, cilësia e Maradonës është më e lartë se e imja. Unë thjesht përpiqem të jap kontributin tim si Xhud, jo si Maradona. Në stadiume me atmosfera të tilla është e rëndësishme të fitosh dhe të luash mirë.”

Skuadra para së gjithash për të riun e drejtuar nga Karlo Ançeloti, i cili pavarësisht moshës së tij të re, po shpreh gjithë talentin e tij si në Spanjë ashtu edhe në Europë ku synon të bëhet i madh dhe të diktojë me gola të rinj:

Belingam shton: “Më e rëndësishme ishte fitorja. Janë tre pikë që na vendosin në një situatë të mirë dhe na lejojnë të shohim përpara. Është e rëndësishme të vazhdojmë me këtë ritëm “./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!