Shpërfytyrohet Tirana, Josa e nis lart

Abissnet Superiore, Java 7:
Tirana – Laçi 0-3 (Sobovale 41′, Manellari 90’+1′, Taleb 90’+4′)

Rikthimi i Mirel Josës në pankinën e Laçit shoqërohet edhe me rikthimin e bardhezinjve te fitorja. Kurbinasit mposhtën në “Selman Stërmasi” Tiranën me rezultatin e pastër 0-3.

Nuk ndodh asgjë deri në minutën e 41′-të përveç disa rasteve të sfumuara nga të dyja ekipet. Më pas është Sobovale ai që gjen rrjetën e Likës dhe me VAR-in protagonist fillon festa e miqve pas rreth 5 minutash.

Pjesa e dytë flet e gjitha për Tiranën që dominon në gjysmëfushën kundërshtare por i vetmi gol i bardhebluve konsiderohet i parregullt. Ndeshja vendoset e gjitha në minutat shtesë ku kurbinasit do të trefishojnë shifrat. Manellari dhe Taleb vulosin triumfin e Laçit me 3 pikët që vijnë pas 2 humbjesh radhazi.

Në klasifikim tashmë skuadra bardhezi ka barazuar bardheblutë në kuotën e 10 pikëve, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak pasi nuk kanë luajtur derbin e kryqytetit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!