Maroku organizon Kupën e Afrikës 2025
Sot u shpallën dhe vëndet që do të presin Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2027.
Është Maroku, i cili zë vendin e Guinesë si mikpritës i finaleve të Kupës së Afrikës. Guinea u tërhoq nga organizimi pasi pranoi se ishin jo gati për të pritur eventin më të madh afrikan të CAF.
Duke zhvilluar futbollin dhe strukturat e veta, Maroku vërteton më tej statusin e tij me organizimin e një ngjarjeje kontinentale.
Mes kandidatëve ishte edhe Algjeria, por vendosi të tërhiqet një ditë para shpalljes së vendimit. Përveç atij të vitit 2025, është bërë i ditur edhe vendndodhja e Kupës së Kombeve të Afrikës 2027.
Do të organizohet nga Kenia, Tanzani dhe Ugandë. Një vendim për shkak të dëshirës për të rritur futbollin afrikan edhe në këto kombe.