Gjermania bie keq në miqësoren e Volfsburgut, Japonia i bën poker

Gjermania dhe trajneri i saj Hansi Flik nuk gjëjnë vend ku të fshihen. Këtë mbrëmje, pancerat u shkatërruan në miqësore nga Japonia me shifrat 1-4.

Një skuadër pa ide, kofuze e cila ecën në errësirë. Publiku e vershëlleu si kurrë më parë dhe tani numëron 4 humbje dhe një barazim në pesë ndeshje radhazi.

Japonezët kaluan përpara me Iton kur luhej e 11-ta. Kundërpërgjigjja e gjermanëve vjen me Sane teksa ka barazuar në të 19-ën. Kur pritej goli gjerman vjen ndëshkimi i radhës nga aziatikët që nga ana e tyre shënojnë dhe dy herë të tjera duke lënë me “gisht në gojë” formacionin e ish trajnerit të Bajernit.

Kontestimi për skuadrën e sidomos për punën e Flik, i jashtëzakonshëm. Mbase në ditët në vijim Bordi i Kombëtares gjermane mund të shkojë drejt vendimit për ta larguar trajnerin aktual./Foto Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!