Shqipëria U21 nis sot fushatën ‘Euro 2025’

Kombëtarja U21 e Shqipërisë nis sot aventurën kualifikuese të Euro 2025.

Këtë pasdite, në stadiumin “Kotaik Stadium” të Aremisë, kuqezinjtë e Alban Bushit sfidojnë në këtë premierë vendasit U21 të Armenisë me sfidën që starton në orën 17:00.

Dëmtimi i Adrian Pajazitit ditë më parë, i vetmi shqetësim në kampin e shpresave kuqezi.

Në këtë grup E, U21, veç Shqipërisë dhe Armenisë, bëjnë pjesë dhe Zvicëra, Finlanda, Mali i Zi dhe Rumania,

Ndërkaq më 12 shtator Shqipëria U21 luan ndeshjen e dytë me Rumaninë në “Elbasan Arena” (18:30)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!