Starton Superiorja, ‘topi’ nis rrotullimin nga Rrogozhina

Pritja merr fund dhe nga nesër 10-të skuadrat elitare të futbollit shqiptar, nisin edicionin e ri 2023/2024. Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni, Skënderbeu dhe Dinamo, kanë gati platformat respektive të veshura me objektivë të deklaruar apo të heshtur.

Në mungesë të Partizanit (Partizani- Teuta e shtyrë), skuadrës kampione në fuqi teksa pritej të hapte sezonin, Departamanti i Garave në FSHF ka përcaktuar se ‘topi’ i parë do të rrotullohet në Rrogozhinë.

Të shtunën me fillim orën 17:00, Egnatia e cila këtë verë garoi për herë të parë në kompeticionet e UEFA-s (mori dhe një gjobë për sjellje të gabuar tifozëve ndaj Ararat Armenia në Elbasan), do të presë Skënderbeun e rikthyer, fitues i 8 titujve kampionë.

Sigurisht tradita e ceremonisë hapëse sezonale nga përfaqësues të FSHF-së do t’i lërë shpejt vendin rrokullisjes së topit…

Ndërkohë po nesër, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës në 20:00 dueli verior ndërmjet Vllaznisë dhe Kukësit. Sfida mes tyre edhe pse mund të mos ketë adrenalinën e viteve të fundit, sërish pritet të jetë e luftuar. Kompozimet e reja sezonale për Vllazninë dhe Kukësin të gjitha për t’u zbuluar.

Sakaq dy ndeshjet e tjera për llogari të javës së parë, do të luhen të dielën. Në 17:00, Laçi do të presë Erzenin në shtëpi ndërsa në mbrëmje, me start orën 20:00, Dinamo pret Tiranën në Elbasan Arena.

Java e parë, edicioni i 85-të Abissnet Superiore:

Të shtunën 26 gusht 2023

Egnatia- Skënderbeu 17:00

Vllaznia- Kukësi 20:00

Të dielën

Laçi- Erzeni 17:00

Dinamo- Tirana 20:00

Partizani- Teuta e shtyrë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!