Iniesta shënon golin e parë arab, sfidë e ‘çmendur’ me tetë gola

Kaloi gjatë verës nga Visel Kobe (Japoni) në Emiratet e Bashkuara Arabe për skuadrën Emirates. Andres Iniesta pak çaste më parë gjeti golin e parë me skuadrën e re në barazimin 4-4 ndaj Ajman Klub (java e dytë).

Në një duel të çmendur teksa Ajman mbylli pjesën e parë 1-3, erdhi përmbysja e madhe.

Goli i ish fantazistit të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle erdhi pasi Iniesta dërgoi në rrjetë penalltinë e fituar në të 90+4 për 4-3 në kohë reale. Më tej në minutën e 90+15, rivalët barazuan po me penallti.

Ndërkaq në këtë kampionat luan dhe sulmuesi Taulant Seferi teksa nga ky edicion aktivizohet me Bani Yas. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!