Mbape mban peng merkaton e PSG…

Përballja mes Kilian Mbape dhe Paris Saint-Germain vazhdon. Pas mungesës së tij me PSG gjatë turneut aziatik, numri 7 vazhdon të stërvitet veçmas. Por situata aktuale e Mbape e bllokon plotësisht merkaton e skuadrës së tij, e cila duhet ta shesë për të realizuar politikën e saj sportive.

Në maj 2022, kur Naser al-Kelaifi njoftoi në një ‘Parc des Princes’ të mbushur plot me tifozë të skuadrës kampione selojtari kishte zgjatur kontratën deri në vitin 2025, vetë kreu as që kishte çuar ndër mend se një ditë si kjo e gjitha do të përmbysej kështu..

Në situatën e krijuar sipas ‘le10 sport’, PSG-ja është kapur nga fyti financiarisht dhe nuk mund të luajë rolin aktiv në afatin kalimtar të kësaj vere. Ndaj PSG do të duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë./Foto:Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!