Mbrojti Mbapenë, Markuinjos në shitje

PSG po bëhet gjithnjë e më shumë një vatër të nxehtë. Pas rastit Mbape, klubi rrezikon të marrë një tjetër goditje këtë merkato vere ndërsa bëhët fjalë për kapitenin Markuinjos.

Në fakt, klubi francez është i tërbuar me brazilianin dhe do të ishte gati ta hidhte në treg për fjalët e tij pak ditë më parë para ndeshjes ndaj Al Nasr. Duke folur për Mbape ai tha:

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë i fortë, por është çështje menaxheriale, është delikate. Shpresoj që ai të zgjidhë mirë veten dhe të kthehet me ne dhe të na ndihmojë këtë sezon”.

Fjalët e brazilianit nuk u pëlqejnë aspak drejtuesve parisien. Al-Kelaifi dhe njerëzit e tij të besuar u distancuan menjëherë nga mendimi i Markuinjos i cili tani rrezikon të vendosë në pikëpyetje pozicionin e tij në Paris.

Lëvizja e brazilianit nuk u vlerësua nga drejtuesit e PSG-së dhe tani janë të acaruar dhe po vlerësojnë shitjen e menjëhershme të kapitenit të tyre.

Duket se nga fjalët e tij, PSG ka vendosur momentalisht heshtje shtypi. Vitinja dhe Danilo, dy lojtarët që dhanë intervista në kuadër të miqësores kundër Al Nasr hezituan të përgjigjeshin për temen Mbape.

Kjo shkon në unison dhe me trajnerin Luis Enrike teksa me gjasë ai nuk do të prononcohet deri në ndeshjen e parë të kampionatit 13 gusht kundër Lorient.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!