Kelaifi shpik idenë e fundit, Mbape një sezon te Al-Hilal

Ditë vendimtare për Kilian Mbape. Disa javë më parë sulmuesi francez refuzoi të aktivizonte opsionin që parashikonte zgjatjen automatike të kontratës së tij me PSG-në nga viti 2024 në 2025, duke i lënë të gjithë të habitur.

Interesimi i Real Madridit është i njohur, megjithatë vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet mundësisë për ta parë Mbape në Arabinë Saudite për një vit, me fanellën e Al-Hilal-it që së fundmi ka afruar Kulibali dhe Milenkoviç- Saviç.

‘TuttoMercatoWeb’ raporton se PSG ka pranuar një shumë prej 200 milionë eurosh me një kontratë vjetore të shoqëruar deri në 400 për lojtarin, i cili në këtë mënyrë do të bëhej absolutisht më i paguari në botën e futbollit në një edicion të vetëm.

Një ide e krijuar nga Al Kelaifi për të mos humbur Mbapenë me parametra zero, i cili në verën e vitit të ardhshëm do të ishte i lirë të nënshkruante me Real Madridin. Problemi duket një i vetëm. A do të jenë të gjithë të dakortësuar nga kjo e re që vjen në ‘tavolinë’?/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!