Europa League, shorti i turit të tretë

Është hedhur sot shorti për përballjet e turit të tretë kualifikues të Europa League. Bëhet fjalë për skuadrat të cilat do të eleminohen nga raundi i dytë i Ligës së Kampionëve dhe do të katapultohen direkt në xhiron e tretë të Ligës së Europës.

Karabagu i Redon Xhixhës do të ndeshet me humbësen e çiftit HJK Helsinki – Molde gjithmonë në rast se humbet mundësinë në Champions përballë Rakov Çestokova.

Ismajlgeci me Zrinjskin duhet të kalojë Slovan Bratislavën në mënyrë që të shmangë duelin me humbësen e çiftit Breidablik – Kopenhagen në Europa League.

Ndërkohë, përplasjet e tjera që ka rezervuar shorti janë:

Okimpiakos – Servete/Genk
Sllavia Pragë – Dnipro/Panathinaikos
Zhalgiris Vilna/Gallatasaraj – Klasvik/Haken
Sherif Tiraspol/Makabi Haifa – Limasol/BATE Borisov
Dinamo Zagreb/Astana – Ludogorets/Olimpia Ljubljana
Rakov Çestokova/Karabag – Helsinki/Molde
Zrinjski/Slovan Bratislava – Breidablik – Kopenhagen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!