Sevilja fiton trofeun e Europa League

Europa League/ Finale në Budapest: Sevilja- Roma 1-1 (4-1 pen) (Mançini 55′ OG/ Dibala 34′)

Skuadra andaluziane e Seviljes mposht me penallti Romën dhe ngre në qiell trofeun e parë sezonal të UEFA Europa League. Si askush tjetër në këtë komepticion, e shtata në histori.

“Perandoria jonë”, shkruhej në pankartën e tifozerisë së Seviljas para ndeshjes. Një deklaratë për ndjenjën e tyre të pronësisë ndaj këtij trofeu, të cilin lojtarët e tyre e mbështetën në fushë.

Ata iu përgjigjën kontrollit të Romës në pjesën më të madhe të pjesës së parë me një paraqitje të sigurt të pjesës së dytë që solli një gol të vendosur nga një autogol i Mançinit.

Në anën tjetër portieri Bounou bëri pritje vendimtare në lojë dhe dy goditje nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Sevilja fitoi për herë të tretë nga ‘ruleta ruse’.

Për Montiel një tjetër penallti e fundit vendimtare pas asaj të shënuar me fanellën e Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës.

Ndërkaq ky sukses i buzëqesh jo vetëm Seviljes e cila do të jetë kokë serie së bashku me Barcelonën por vetë Spanjës pasi nga vendi iberik, edicionin e ardhshëm, do të garojnë në Champions League plot 5 skuadra./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!