Lot në ‘lamtumirë’, Pajet: Dua të luaj futboll

Dimitri Pajet i jep fund me Olimpik Marsejë. Ishte vetë presidenti i klubit Pablo Longoria ai që njoftoi largimin e 36 vjeçarit të famshëm francez nga skuadra në një konferencë për shtyp.

Kur iu përgjigj pyetjes së parë, lojtari u pushtua nga emocionet dhe lotët.

“Do të doja të vazhdoja të luaja futboll. Vij nga një sezon shumë i vështirë dhe me pak kohë…”, u përpoq të deklaronte Pajet përpara se të pushtohej nga lotët.

“Do të jetë e vështirë… Unë thjesht dua të luaj, të shijoj fushën”, shtoi ai.

Emocioni zgjati deri në fund të konferencës për shtyp, e cila u mbyll me duartrokitje të shumta në sallë. Kështu pas 6 sezonesh te OM, lojtari veteran mbyll me një mirupafshim.

Para se të merrte fjalën Dimitri Pajet, Pablo Longoria ndër të tjera tha: “Nuk është lamtumirë, është “mirëupafshim. OM është shtëpia jote.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!