Laçi kthehet në shtëpi, miqësore me Vorën

Nesër Laçi do të kthehet në shtëpi. Nica ka planifikuar menjëherë një tjetër test miqësor…

Laçi larg ‘zhurmës’ mediatike u stërvit për disa ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Me risitë e një organizimi thuajse nga e para, klubi bardhezi pritet të jetë sërish një ndër protagonistet e Abissnet Superiore për edicionin e ri numër 85, që starton më 19 gusht.

Me Stavri Nicën dhe Eduart Tanushin në timon, bardhezinjtë zhvilluan dy teste miqësore në tokën fqinje teksa fillimisht u mundën 1-0 nga Voska Sport (skuadër e ngjitur këtë sezon në Prva Liga) ndërsa dje barazuan 1-1 me Malishevën e Superligës kosovare.

Ndërkohë, nesër Laçi do të kthehet në shtëpi. Nica ka planifikuar menjëherë një tjetër test miqësor pasi në stadiumin ‘Laçi’ këtë të shtunë, viziton Vora e trajnerit Artan Mërgjyshi. Kjo miqësore është planifikuar të nisë në orën 18:00./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!