Stafa: Egnatia tregoi autoritet, Partizani do…kohë

Shaqir Stafa, ish futbollisti i Teutës, Erzenit, Kastriotit, Flamurtarit, Tomorit por dhe i ekipit Kombëtar U21, komentoi sot për ‘Sportiim.al’ punën e nisur te klubi ‘Shqiponjat 2017’.

Në rolin e trajnerit në Durrës ndërsa me ‘Shqiponjat 2017’ garon në rang kampionati ai u ndal dhe te pjesëmarrja e skuadrave shqiptare në turin e parë të UEFA Champions dhe Conference League.

Stafa si ecën puna me ekipet e ‘Shqiponjave’, punoni dhe këto ditë?

” Akademia jonë ka disa vite që po luan rol të madh në evidentimin rritjen dhe angazhimet me garat në Kategorinë e Parë në të gjitha grupmoshat. Jemi në fazë përzgjedhjesh por shpejt do rinisim ciklin e ri’

Me Milen Drejtor si janë marrëdhënjet institucionale?

“Jemi miq të vjetër pasi kemi luajtur në nivele të larta së bashku por kur vjen puna te ajo që konsiderohet profesion, e gjitha bëhët serioze. Në fakt kemi një super raport të ndërsjelltë’.

I ndoqët skuadrat tona në Europë… çfarë konstatuat?

“Që në fillim dua të evidentoj Egnatian. Rrogozhinasit treguan cilësi dhe autoritet. Edhe pse ishte skuadër debutuese. I shoh të favorizuar për të kaluar në turin e dytë.

Edhe Partizani u shfaq mirë. Pati përballë një emër të madh si BATE Borisov por tej rezultatit më pëlqeu interpretimi i lojës në fushë. Ndoshta trajneri do dhe pak ditë për të përcjellë idetë e tij te grupi aktual. Futbolli kërkon kohë…

Për Tiranën e cila bëri goxha merkato prisja më shumë. Mu dukën të pakonsoliduar në veprime. Fakti që baza ishte nga afrimet e verës kërkon kohë. Për Vllazninë nuk di çfar të them. Humbja me të tilla shifra ishte jo logjike. Sipas meje shkodranët mund ta përmbysin por do të jetë shumë e vështirë”.

Po shqiptaret në Kosovë e Maqedoni të Veriut?

“Komplimente të mëdha Ballkanit por dhe Shkupit. Të mundësh Ludogorets ngjason me një sfidë të rrallë të një dite ‘dimri’. Edhe Struga debutuese jep garanci me atë barazim jashtë. Komplimenti skuadrave tona në tërsi dhe uroj të klaufikohen të 10-ta skuadrat”

Skeda e Klubit të Akademia Shqiponjat 2017:

Akademia Shqiponjat 2017 (Durrës).
Pronarë/ vellezerit Domi (Behar,Bujar dhe Besmir )
Drejtor:Vangjel Mile
Kryetrajner:Shaqir Stafa
Doktor: Astrit Zhupa
Menaxher:Ledio Biduli
Staf teknik:Florjan Likja , Julian Mema , Ahmet Abdohu,Frenki Disha etj..
Akademia merr pjesë në kampionatin kombetar dhe Rajonal që organizon FSHF në Kategorine e Parë me të gjitha grupmoshat.

Infrastruktura: 2 fusha te medha me parametra Olimpike dhe cilësore 3 kalçeto,bar, dhoma e zhveshjes etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!