“Rrëmujë” në Superiore…

Zhvillime të shumta në Superiore dhe Kategori të Parë.
Ideja e FSHF-së për të diskutuar formatin ndryshe të Abissnet Superiore ka futur në mendime vetë klubet por dhe një pjesë të mirë të tifozerisë. Dje u iniciua takimi paraprak me drejtorët sportivë ndërsa sot në orën 10:00 do të mblidhen vetë presidentët e 10 klubëve elitare.
Në dy dekada…
Nisur nga formati i përdorur 2000/2001 (14 skuadra) reduktuar në 10 gjatë sezonit 2003/2004 rikthimi te numri rendor 12 gjatë sezonit 2006/2007, kapërcimi te 14 skuadra gjatë vitit 2011/2012, zbritur te formati me 12 skuadra në edicionin 2013/2014 e më pas për t’u ndalur gjatë edicionit 2014/2015 te top 10 skuadra.
Që nga ajo kohë Superiorja nuk ‘lëvizi’ dhe rendimenti sportiv për afro një dekadë u rrit ndjeshëm. Në aspektin e cilësisë, dualizmit dhe ndershmërisë. Pa shtuar këtu vlerat e fitimëve të këtyre klubëve në raport me të drejtat…financiare.
Po tani?
Kërkohet një kampionat më atraktiv, më gjithëpëfshirës më fitimprurës. Apo mos vallë në ‘Shtëpinë e Futbollit’ i tremben ndonjë rrënimi të ndonjë klubi dhe lë garën në mes…?!
Sepse e vërteta lidhet ngushtë me formatin fitues të këtij dizenjimi me 10 skuadra dhe verdiktet që rrjedhin nga mënyra e zgjidhjes së tyre. Sidomos te numri i lartë i ndeshjeve (36 javë) apo përcaktimi i fundit të tij me dy skuadra që rrëzohen dhe një e tretë e cila duhet të mbrojë ligën përmes play out-it me të tretën e Kategorisë së Parë (varianti Bundesligë).
Ndërkaq, 10 presidentët me mendjen te merkato dhe organizimet sezonale, aktualisht gjëndën në ‘holl’ të FSHF-së. Për të tundur kartonin…/Sportiim.al/