Një i panjohur emërohet trajner i Nicë

Francesko Farioli është trajneri i ri i Nicë në Ligue 1. Trajneri 34-vjeçar italian ka firmosur kontratën që do ta lidhë në vijim me skuadrën franceze:

“Të jesh trajneri i ri i Nices është një krenari e jashtëzakonshme. Unë e kam njohur dhe ndjekur evolucionin e klubit prej vitesh. Strukturat janë atje, ashtu si njerëzit kompetentë dhe të vendosur. Ka të gjitha parakushtet për të bërë gjëra të mëdha së bashku. Do të duhet punë dhe përulësi, mezi pres të filloj”, tha trajneri i sapoemëruar.

Nga viti 2021, 34 vjeçari ka drejtuar dy skuadra në Turqi si Fatih dhe Alaniaspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!