Ai që nxiton është…Parisi

I ngjan një Dossier-i. Kilian Mbape prej kohësh shndërruar në temë dite me francezin i cili do largimin nga PSG. Destinacioni Real Madrid ose Liverpul.

Në marrëveshjen e re, paratë zënë një vend dominues. Klubi francez nuk dëshiron ta humbë falas në 2024 ndaj ka vendosur një çmim prej 200 milion për ta lënë të lirë që tani.

Gjithësesi, vetë Mbape nuk nxitohet. Ai nuk ka ndërmend të ngulmojë dhe mund të qëndrojë në Paris deri në vitin 2024, për të shkuar më pas i lirë te Real Madrid dhe për të marrë një bonus të mirë nënshkrimi. Dëshiron një pagë prej 50 milionë euro në sezon.

Ndërkaq këtë verë ka lëvizje të tjera te PSG. Klubi kryeqytetas ka ndryshuar trajner dhe ka emëruar Luis Enriken për të zëvendësuar Kristof Galtier.

Parisi ka nisur edhe zyrtarizimin e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm. Tani për tani, Milan Shkriniar, Marko Asensio dhe Manuel Ugarte i janë bashkuar kampionëve francezë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!