Trukimi objekt, përjashtohet Osasuna

Klubi tha se do të apelojë vendimin, e teta (Bilbao) e zëvendëson në Conference League)

Përjashtohet nga kompeticionet e UEFA-s Osasuna e kampionatit spanjoll. Baskët kishin siguruar pjesëmarrjen në këtë garë, pasi sezonin 2022/23 e mbylli si e shtata në La Liga.

Vendimi i UEFA-s për përjashtimin e klubit spanjoll lidhet me trukimet e ndeshjeve në të shkuarën.

Në fillim të këtij viti, disa anëtarë të ish-bordit drejtues të klubit të Osasunas u dënuan për veprat “përvetësim, krimit kontabël, falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit sportiv”.

UEFA nisi hetimet për të përcaktuar nëse klubi ishte i përfshirë në ato zhvillime të 10 viteve më parë.

Ishte vetë klubi i Osasunës i cili njoftoi për këtë vendim të UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!