Dështimi në europianin U21, UEFA vendos VAR

Trajneri U21 të Italisë Nikoleto: “VAR në 1/8? Një shaka? Jo, më shumë e konsideroj përmirësim, por do të kisha preferuar që të isha prezent që mbrëmë”.

Pas skandalit të golit të anuluar të Italisë të enjten në ‘Euro 2023’ për Under 21 UEFA, u ndal sot dhe analizoi por dhe vendosi rregulla të reja në vijim. Kështu ndeshjet çerekfinale në Gjeorgji dhe Rumani, për mbarëvajtjen e dueleve të fundit, do të ketë sistem VAR.

Për tu evidentuar fakti që ndeshjet e këtij europiani në fazën çerekfinale zhvillohen me një takim çka ka shtyrë organizatorët t’i japin rëndësinë që i takon.

Në Francë- Itali (2-1) nga pala italiane u aludua për një penallti për ta (prekje me dorë në zonë), në të 51′, një karton i kuq në të 62′ për ndërhyrjen ndaj Okolit dhe goli i anulluar i Belanovës në të 92′.

Ndërkohë të gjitha ndeshjet e deritanishme të moshave nuk kanë patur elementin e teknollogjisë. Mbrëmja e djeshme dëshmoi se evente të nivelit të lartë nuk bëjnë dot pa teknologjinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!