Taipi ‘gjelbëron’ gjetkë, ikën dhe Matondo nga Partizani

Dy nga mesfushorët e dalluar në Abissnet Superiore Gjelbrim Taipi i Kukësit dhe Masanga Matondo i Partizanit janë larguar nga skuadrat e tyre.

I pari pasi kaloi 3 vite në Kukës duket se e ka marrë vendimin për tri arsye.

Së pari Gjelbrimi duket se ka vuajtur disa paga ndërsa largimi i vëllait, Shqipërimi, por dhe kërkesa të kubeve të tjera, pavarësisht se ka dhe një vit kontratë me verilindorët, i ka dërguar palët në këtë vendim.

Ndërkaq, mesfushori i kuq Masanga Matondo ka në udhëtimin e tij abenturen turke. Vetë kongolezi në një postim në rrjete sociale ka shkruar për fundin me Partizanin me të cilin u shpall kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!