Merkatoja/ Klube me lëvizje minimale, trajnerë ende në pritje

Ildi Gruda, Darko Dodev (Vllaznia), Rustem Hoxha (Dinamo), Ronald Sobovale (Laçi), Gentian Selmani, Kaina Nunjes, Erhun Obanor (Tirana), Albiers Keko (Partizani), Stivian Janku (Egnatia), janë disa nga emrat e afruar deri tani në këtë merkato vere në Abissnet Superiore.

Këta janë ata emra mbi tavolinë pasi shumë klube, me traditën për të mos i nxjerrë në “shesh” lëvizjet e mundshme, janë duke zier nën “rrogosë”. Megjithatë është ende herët për të folur për finalizime.

Partizani kampioni i ri i Superiores ka shtyrë jo vetëm emrin e ndonjë përforcimi por dhe çështjen e trajnerit.

E kundërta ngjet me Tiranën e cila jo vetëm që mbajti Shehin në timon por ka nisur zyrtarizime të rëndësishme. Të tjerat ecin me pikatore. Madje ka skuadra si Kukësi dhe Laçi që kanë larguar gjysmën e grupit…

Problem me vete janë klube të cilët ende vuajnë trajnerët. Të kuqtë duket se do të ulin në stol kroatin Zoran Zekiç por deri tani zyrtarisht asgjë. Në pikëpyetje pozita e Hallaçit te Kukësi sepse dhe verilindorët ende nuk janë ulur për një analizë sezonale.

Te Laçi, Nica nuk dihet nëse do vijojë apo jo por dera e durrsakut konsiderohet gjithnjë e hapur te bardhezinjtë. Më keq akoma situata te Erzeni i cili pas largimit të Kapllanit u drejtua nga ndihmësi i tij Deliallisi. Situatë e njëjtë te Teuta. Martini e dorëzoi stafetën ‘numër 4’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!