Rodri shpallet nga UEFA lojtari i Champions League 2022/2023

Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri, merr çmimin si futbollisti i vitit në Champions League.Me madhështinë e një sezoni të jashtëzakonshëm shoqëruar me medalje fituesi.

Paneli i Vëzhgimit Teknik të UEFA-s ka përcaktuar mesfushorin e Mançester Sitit, Rodri, si lojtarin e sezonit 2022/23 të UEFA Champions League.

26-vjeçari u shfaq në të gjitha ndeshjet e Sitit, përveç njërit, në sezonin e tyre fitues të Champions League, duke shënuar dy herë.

Në paraqitjen e ‘Lojtarit të Ndeshjes’ në finale, gjuajtja e tij fituese e ekzekutuar me saktësi drejt portës së Interit (68′) i dha në mënyrë efektive Ligën e Kampionëve skuadës të tij.

“Është një ëndërr. Ky moment nuk do të ndodhë më kurrë. Të gjithë këta tifozë kanë pritur, nuk e di sa vite. Ata e meritojnë, ne e meritojmë”.

Kështu Rodri, fituesi i ndeshjes në finalen e Champions League, komenton fitoren në finalen e Stambollit ndaj Interit. “Dua vetëm t’i falënderoj të gjithë. Nuk ishte e lehtë.

Me çfarë skuadre u përballëm, si mbroheshin dhe kundërsulmonin. Ne dhamë gjithçka”, shtoi mesfushori spanjoll.

“Nuk ishim mirë në pjesën e parë. Finalet janë të tilla. Nuk mund të presësh që të luash gjithmonë mirë. Emocionet dhe nervat janë aty. Është një ëndërr. Shpresojmë ta përsërisim vitin e ardhshëm. Meritojmë të festojmë. Kjo është për të gjithë lojtarët që e bënë klubin të madh”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!