Flamurtari mes konfirmimëve, Shkurtaj në…skenë

Te Flamurtari i Vlorës ka intensitet të lartë pune. Me konfirmimin e dyshes drejtor sportiv-trajner i parë, respektivisht Alfred Ferko dhe Emiljano Çela gjithçka ka marrë trajtën e një riorganizimi model.

Vlonjatët mbetën në Kategori të Parë pasi u eleminuan në play off nga Korabi mirpo puna për ndërtimin e grupit të ri konkurues ka nisur që me prezantimin e trajnerit të ri.

Në sfidën e luajtur të dielën në “Niko Dovana” për biletën e fundit të Superiores Erzeni- Korabi, Ferko dhe Çela u panë në tribunë. Ata u takuan me disa drejtues homolgë të pranishëm me temën e përbashkët- tregu i verës futbollistike.

Ndërkaq, futbollistët e huaj Juri Merlim, Indio Oliveria, Xhonatan da Silva dhe Amidu Silue janë në listën e Emiljano Çelës. Këtyre pritet ti bashkohen disa të tjerë dhe ideja e krerëve vlonjat vertitet të elementë që vijnë me të kaluar nga Superiorja.

Njëri prej tyre figuron Vasil Shkurtaj i cili sapo mbylli me kurbinasit. Madje jo vetëm sulmuesi vlonjat por nga kampi bardhezi ata pëlqejnë edhe Velkoskin e Turkajn. Urgjente kërkesa për një portier cilësor./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!