Dede në konferencë shtypi: Elbasani nostalgji…

Trajneri kryqytetas u prezantua nga Administratori i klubit Mareglen Çoku.

U prezantua zyrtarisht si trajneri i ri AF Elbasanit. Nevil Dede shfaqet në sallën e konferencave të “Elbasan Arena”-s para interesimit të madh të mediave të ndryshme duke u prezantuar dhe shprehur objektivët e klubit me të cilin ka dalë kampion.

AF Elbasani u ngjit këtë sezon në Kategori të Parë ndërsa do të jetë në top listën e 12 skuadrave të këtij niveli për edicionin 2023/2024.

Nevil Dede:

“Kam një nostalgji të madhe për këtë qytet dhe për njerëzit që jetojnë këtu. Pse e them këtë. Shumë vite më parë, në 2004-ën për herë të parë kam ardhur të luaj në Elbasan, prandaj e preka fjalën nostalgji, sepse më kanë dhënë nostalgji dhe respekt ato vite që kam luajtu këtu, ku u mundova t’ia përkthej me maksimumin tim dhe mbi të gjitha me sukses.

Besoj dhe jam i bindur që ia dola, përderisa dolëm kampion. Jam i nderuar për këtë ofertë për mundësinë apo detyrën që kam marrë përsipër dhe bashkëpunimin që do të kemi. Jam i nderuar dhe besoj se do të bëj gjithë maksimumin.

Përpos gjithë atyre që thashë më përpara, mund ta mbyll me një fjali të thjeshtë; që unë jam rikthyer në shtëpinë time. Përderisa unë jam në shtëpinë time, besoj që me ndershmëri, e kam treguar edhe si sportist dhe trajner përkushtimin maksiml, do ta kthejmë Elbasanin tonë aty ku ka qenë dhe aty ku e meriton.

Falenderimi është për të gjithë, por mbi të gjitha për qytetin dhe tifozët, më pas administratori dhe njerëzit që do të financojnë. Shpresoj t’ia dalim, do ecim para të gjithë bashkë.Kushdo më uron në qytet, do t’i them ‘ishalla na ecën mbarë’. /Klevis Bejkolli-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!