Finalja e Champions/ Inzagi e Guardiola mbajnë lart moralin

Gjithçka është gati në Stamboll për finalen e Champions League mes Mançester Sitit dhe Interit. Finalja e madhe e UEFA Champions League zhvillohet të shtunën me start orën 21:00.

Dhe Simone Inzagi, një hap larg ëndrrës, mban lart moralin e skuadrës së tij, Inter.

“Siti është skuadra më e fortë në botë, por ne arritëm këtu me meritë – shpjegoi trajneri-. Në fushë do të jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe duam të luajmë kartat tona. Do të luftojmë në çdo centimetër. Llogaritë do bëhën nga këmbët, koka dhe zemra ”.

Në konferencën e tij Pep Guardiola ndër të tjera:

“Trofeu i Champions League është një ëndërr. Është gjithmonë një ëndërr për të fituar trofe. Fjala fiksim është gjithashtu një fjalë pozitive, por padyshim që është një ëndërr për ne.”

Sakaq në seancën e sotme vemendje e shtuar mediatike te turku i Interit Çalhanoglu. Me mjaft inters takimi i dy belgëve De Bryne dhe Lukaku. Nesër në mbrëmje, e gjithë ‘bota’ në Stamboll./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!