Bileta e 10-të/ Erzeni kalon në shtesë Korabin

Play Out në “Niko Dovana’/ Erzeni- Korabi 2-1 pas kohës shtesë (Sadiki 4′, Mehmeti 93’/ Tabaku 19′)

Në Durrës u luajt këtë pasdite ndeshja e fundit sezonale e futbollit elitar me duelin play out mes Erzenit dhe Korabit. Në një ambient të ndezur nga tifozë të shumtë, takimi në fushë ishte po i tillë. Së paku në shifra teknikë.

Në start, shijakasit kalojnë shpejt përpara pasi që në minutën e 4-ët mbrojësi Sadiki goditi me kokë duke depozituar në rrjetë. Në të 19-ën vjen barazimi i Korabit me një supergol të Tabakut.

Me presionin e skuadrës vendase nisi dhe pjesa e dytë. Fillimisht një top në zonë nuk devijohet nga Mehmeti ndërsa me tej ka dhe dy tri raste për shijakasit me autorë Nonaton, Kahrimanoviç dhe Kriviçiç. Ndërkohë dibranët kryesisht kujdesën për mbrojtjen por tentojnë sporadikisht si në të 55′-ën teksa Tabaku pati mundësinë e ndëshkimit.

Shtesa 2×15 nis sërish me gol dhe sërish është Erzeni. Pasi ka humbur një mundësi ideale, Kahrimanoviç me topin e sherbyer nga Ardit Peposhi sheh lëvizjen e Mehmetit për një asist fantastik. Numri 6-të nuk gabon duke shënuar golin e fitores.

Ndërkohë, pjesa e mbetur e shtesës 2 herë nga 15 minuta nuk solli asgjë duke “ngrirë” Korabin në Kategori të Parë e çertifikuar Erzenin si skuadra e dhjetë që do të garojë në Abissnet Superiore për sezonin 2023/2024./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!