Gjasula mungesa e madhe e dy ndeshjeve të para kualifikuese të ‘Euro 2024’

E ndërsa me datë 5 qershor 2023, ora 12:00, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, Salla e Konferencave, do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, për të folur në lidhje me grumbullimin dhe listën e lojtarëve për dy ndeshjet zyrtare ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe të vlefshme për Kampionatin Europian Gjermani 2024, një lajm i keq vjen nga top lista e tij për këto ndeshje kualifikuese.

Njoftimi i Departametit të Komunikimit në FSHF:

Mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad.

Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!