Liverpul marshon lart, shpëton Empoli, Betis kalon…Balliun

Tre gola të Liverpulit në shtëpinë e Leiçesterit në xhiron e 36-të të Premier League. Të kuqtë i larguan mikpritësit me dy golat e Xhons në minutat 33 dhe 36, si dhe një gol të Alekander-Arnold në minutën e 71-të. Të tre asistimet mbajnë firmën e Salah.

Gara e shpëtimit të ‘Dhelprave’ është edhe më e ndërlikuar, e parafundit me 30 pikë, ndërsa trupa e Klop vazhdon ngjitjen dhe tashmë është e pesta në renditje me 65 pikë duke kërcënuar Junajtid te zona Champions.

Empoli arriti shpëtimin matematik këtë mbrëmje ndaj Sampdorias, teksa do të vazhdojë të luajë në Serinë A. Me vendimin e qëndrimit edhe një zë zyrtar i merkatos: pasi të jenë krijuar kushtet për të blerë qendërsulmuesin ekspert Francesko Kaputo.

Betis fiton dhe bind ndaj Rajo Vajekanos së Balliut. Në sfidën e fundit të xhiros së 34-të të La Liga-s, bardhjeshilët e Pelegrinit fituan 3-1 duke rritur shnaset për një dalje në Europë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!