Napoli përgatit festën, ekrane gjigande në “Maradona”

-I gjithë qyteti i Napolit i koreografuar me simbolet e skuadrës kampione. Stadiumi “Maradona” i hapur me disa ekrane gjigande përballë. Janë parashikuar rreth 50 mijë tifozë mes tyre dhe kreybashkiaku Manfredi dhe prefekti Palomba

-Amir Rrahmani pritet të kurorëzohet këtë mbrëmje si kampion i Serie A me Napolin.

Napoli në 20:45 në ndeshjen që pritet t’i dhurojë titullin e tretë në Serie A. Zhvillimet e javës i japin të drejtë skuadrës së Spaletit të luajë për një pikë sot ndaj Udinezes vendase në mënyrë që në stadiumin ‘Dacia Arena’ por dhe në Napoli të shpërthejë festa.

Te Napoli sot ka pak ndryshime. Stafi nuk ka në dispozicion Mario Riu si dhe ka dyshime për Politanon. Në 4-3-3 e Spaletit, Meret shihet në portë, me Di Lorenzo, Rrahmani, Kim dhe Olivera në mbrojtje. Tre mesfushorët pritet të jenë Lobotka, Zielinski dhe Anguiza, si dhe sulmi që do të shohë konfirmimin e treshes Lozano, Kvara dhe Osimhen.

Ndërkaq, ndeshja do të luhet sipas kalendarit zyrtar të Ligës. Kërkesa e prefektit të Udines për ta afruar takimin në 18:00 apo 18:30, nuk është marrë parasysh.

Sakaq një tjetër sfidë e ditës së sotme do të luhet në Empoli mes skuadrës vendase dhe Bolonjës (20:45)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!